AKTUALE

Siljanovska: Hegeli e ka gabim, maqedonasit meritojnë president dhe kryeministër më të mirë

Në fjalimin e saj në tubimin parazgjedhor në Negotinë, kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, kundërshtoi mendimin e filozofit Hegel, i cili beson se çdo popull e meriton pushtetin e vet .Sipas Siljanovskës, Hegeli e ka gabim sepse maqedonasit meritojnë një president dhe kryeministër më te mirë se ata të cilët tani po i udhëheqin tani.

“Mendoj se ju nuk e meritoni këtë pushtet, kjo duhet ndryshuar dhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale premtoj se do ta bëj atë që e prisni nga unë, që të mos ju tradhtoj. Çdo ditë do t’ju dëshmoj se legjitimiteti im buron nga ju e jo prej dikujt tjetër… Ky shtet është larg shtetit të së drejtës, shteti i takon partisë, ne kemi dy shtete, dy qeveri, dy kryeministër dhe nuk e dimë se kush është më i fuqishmi, madje kemi edhe dy kuvende”, pohoi  Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

Banner

Related posts

Drejtoria e ZZHTI në vendin e 15-të nga gjithsej 50 institucione me 61,1 për qind të respektimit të sistemit të integritetit

Gjyla Halili

Manifestimi jubilar (edicioni XXXV) “Takimet e dom Mikelit 2024” këtë vit i kushtohet 80 vjetorit të lindjes së Presidentit Ibrahim Rugova.

Gjyla Halili

Koncerti i Filharmonisë së Kosovës në New York

admin