AKTUALE

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Më datë 02.05.2026 në orën 12:00, një 38-vjeçar nga R. e Kosovës ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga E.R., me banim në Tetovë.

Sipas denoncuesit, ai në disa raste përmes transfertave të shpejta të parave i ka dërguar asaj para në vlerë të përgjithshme prej 18.000 eurosh, pasi e denoncuara e kishte vënë në lajthitje se ishte shtatzënë me fëmijën e tij.

Pas kthimit të tij nga jashtë shtetit, e njëjta i ka kumtuar se fëmija nuk është i tij dhe ka ndërprerë komunikimin. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Banner

Related posts

Osmani: Vazhdimi i seancës për kushtetutshmërinë e Ligjit për gjuhët është e papranueshme

Gjyla Halili

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Gjyla Halili

Velkovski ndaloi përdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës zgjedhore, ja ku mund t’i paraqesin rastet qytetarët

Gjyla Halili