AKTUALE

Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë

Vlerësimet janë se rreth 12 milionë dollarë fonde do të shkurtohen për organizatat joqeveritare në vend dhe të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri të SHBA për të ngrirë programet e ndihmës jashtë SHBA-ve.

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve.

“Ne jemi i vetmi vend që arritëm marrëveshje me mbështetjen e Ambasadës Amerikane që të marrim mbështetje të përhershme nga njerëzit atje për Ministrinë e Financave në çdo segment”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ndryshe, Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për 90 ditë më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai shpjegoi se grante të tilla duhet të rishikohen në përputhje me qëllimet e politikës së administratës së re.

Related posts

Takimi i Ambasadorit të Republikës së Kosovës, dr. Martin Berishaj, me Drejtorin e Qendrës Universitare për Informatikë dhe Infrastrukturë Digjitale “Srce” në Zagreb, z. Ivan Marić

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: 27 vjet pa heroin e kombit, Ismet Jashari-Kumanova.

Gjyla Halili

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Gjyla Halili