AKTUALE

Bdi: Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend.

Banner

KUMTESË:

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për vazhdimin e praktikave diskriminuese në Kuvendin e Republikës, ku shqiptarët po përjashtohen nga punësimi dhe gjuha shqipe po injorohet hapur.

Nga konkursi i fundit për punësim në Kuvend, nga 23 të pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë, duke dëshmuar një përjashtim të qartë dhe të qëllimshëm të tyre nga institucionet shtetërore. Kjo praktikë është një goditje ndaj përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, duke i kthyer shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.

Për më tepër, vendimet e punësimit në Kuvend po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke injoruar detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Ky është një akt i papranueshëm që minon parimet e barazisë dhe dërgon një mesazh të qartë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve.

BDI dënon këtë qasje diskriminuese dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore si dhe zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre dhe nuk do të heshtin përballë padrejtësive të tilla flagrante.

Related posts

Votojnë 6.935 persona të sëmurë, të burgosur, personat në shtëpitë e pleqve – heshtje para zgjedhjeve të nesërme presidenciale, po rrjedh fushata për deputetë

Gjyla Halili

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Gjyla Halili

Arbër Ademi mohon tërheqjen e Ali Ahmetit: As që bëhet fjalë, BDI është parti fituese!

Gjyla Halili