AKTUALE

Takohen Ganiu, Nikollovski e Dudush, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me kryetarin e komunës së Kisela Vodës kanë takuar kryetarin e komunës së Shuto Orizarit. Qëllimi kryesor ishte shqyrtimi i projekteve kryesore me theks të veçantë ato infrastrukturore që do të mundësojnë lehtësimin e trafikut.
Postimi i plotë:

Si Kryetar i Komunës së Çairit, sot, së bashku me Kryetarin e Komunës së Kisela Vodës, Orce Nikolovski, vizituam Komunën e Shuto Orizarit për të shqyrtuar problemet dhe nevojat e qytetarëve.
Gjatë takimit me Kryetarin e Shuto Orizarit, Kurto Dudush, dhe përfaqësuesin e OVL-së, Erxhan Demir, u përqendruam në projektet kryesore, si zgjerimi i rrugës “Brigada Maqedono-Kosovare” për lehtësimin e trafikut, ndërtimi i një Qendre Kulturore me mbështetjen e Qytetit, si dhe përfundimi i rregullimeve përreth palestrës sportive.
Banorët e kësaj zone meritojnë një jetë më të mirë dhe unë jam gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar për të realizuar këto qëllime.

Banner

Related posts

Ballazhi dhe Çeku prezantojnë projektin mediatik “Gazzetta Journal”

Gjyla Halili

Asgjë për shqipen në Jurisprudencë! Mickoski ndryshe nga VLEN-i

Gjyla Halili

Gashi: Kjo është interpelancë ndaj përkatësisë etnike dhe fetare të Kryetarit të Kuvendit

Gjyla Halili