AKTUALE

VLEN: Zgjedhjet lokale, fundi i BDI-së

Banner

BDI-ja, partia që për 20 vite sillet si një kompani private, duket se ka nisur të sulmojë të gjithë përveç binjakut të saj ideologjik, Levicën, nga frika se populli më në fund e ka kuptuar lojën e saj – thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.

Sipas tyre, Deklaratat e BDI-së janë kthyer në shkrime të zbehta ditore për një parti që dikur kishte ide, por sot ka vetëm krim.

BDI-ja nuk duhet të flasë për mbështetjen e popullit kur vetë, përmes shantazheve, korrupsionit dhe frikësimit, krijoi një iluzion të fuqisë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së, thonë nga VLEN duke shtuar se BDI-ja flet për “statusin zyrtar të gjuhës shqipe”? Po vetë e miratuan atë si një gjuhë që flitet nga një përqindje imagjinare njerëzish. BDI-ja e përdor gjuhën shqipe vetëm për propaganda – reagojnë nga VLEN.

BDI-ja është një strukturë politike që, sipas koalicionit VLEN, njeh vetëm gënjeshtra, vjedhje dhe manipulime. Prandaj sot sulmojnë në panik, sepse e dinë se fundi i tyre është afër! Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i këtij lidershipi të BDI-së, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.

Banner

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

Gjyla Halili

Zëvendës shefja e NATO-s: Ballkani Perëndimor duhet të jetë i kujdesshëm me fjalët – ato mund të jenë më të rrezikshme se armët

Gjyla Halili