AKTUALE

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

BDI përmes një komunikate ka reaguar ndaj VLEN lidhur me akuzat për ndikimet në gjyqësor.

Ja reagimi i plotë:

Dje, VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor dhe se tani vendoset drejtësi dhe përgjegjësi.

Por sot, kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshën të kryejnë grusht shteti në Parlament dhe të rrezikojnë jetën e deputetëve, VLEN ndryshoi narrativën.

Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”.

Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde. Është e qartë se sot gjyqësori është më i kapur se kurrë dhe i shërben interesave të një agjende politike monoetnike.

Drejtësia selektive ka marrë formë dhe amnistimi i atyre që sulmuan shtetin është prova më e qartë për këtë.

BDI e denoncon me forcë këtë qasje dhe manipulimet që e shoqërojnë.

Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët që besojnë në demokraci dhe barazi nuk do të pranojnë që drejtësia të shndërrohet në një instrument politik të privilegjuarve.

VLEN, në vend që të fshehë të vërtetën me deklarata të paqarta, duhet të pranojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur. Drejtësia nuk mund të jetë farsë!

Kjo lojë duhet të marrë fund!

A po vjen era shtet me vendimin e sotëm për 27 prillin?

Banner

Related posts

Nuk ka marrë asnjë post, Ali Ahmeti: Për mua më shumë rëndësi ka misioni se sa funksioni

Gjyla Halili

Lorik Cana merr titullin Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut, kush janë personalitet e dekoruara nga Begaj

Gjyla Halili

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗞ë𝗿ç𝗼𝘃ë𝘀-𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗺ë 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝘁𝗲 𝗻ë 𝗿𝗮𝗷𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗷𝘂𝗴𝗽𝗲𝗿ë𝗻𝗱𝗶𝗺𝗼𝗿 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗻𝗱ë𝗿 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻ë 𝗠𝗮𝗾𝗲𝗱𝗼𝗻𝗶𝗻ë 𝗲 𝗩𝗲𝗿𝗶𝘂𝘁!

Gjyla Halili