AKTUALE

Aktivitet i ngjeshur gjatë festës së Kurban Bajramit

Organizata Humanitare “El Hilal” me sukses i përmbylli aktivitetet me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në prag të Bajramit, në shenjë solidariteti me familjet në nevojë, u shpërndanë veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, si dhe mbështetje financiare për anëtarët e familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës. Me qindra nevojtarë në Shkup, Tetovë dhe në rajonin e Kumanovës u pajisën me garderobë për festën e Bajramit.
Aktiviteti kryesor, si çdo vit dhe tashmë tradicional, ishte therja e kurbaneve të grumbulluar dhe shpërndarja e mishit të tyre gjatë Bajramit, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë përjetohej gëzimi dhe esenca e këtij akti hyjnor. Sivjet, therja e kurbaneve u realizua në katër pika: në Shkup, Tetovë, Dibër dhe Resnjë.
Gjithsej, 360 autorizime të grumbulluara nga dhurues individualë nga vendi dhe diaspora u realizuan gjatë ditës së parë dhe të dytë të Bajramit. Së bashku me rreth tre tonelata mish të dhuruar nga besimtarët dhe të dorëzuar në El Hilal, u shpërndanë ndihma për mbi 1600 familje në Strugë, Resnjë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup dhe Kumanovë.
Komisioni Qendror i El Hilalit, në përbërje të Ali Sadikut, Irfan Isakut dhe Ali Ibrahimi, si dhe pothuajse të gjitha degët e El Hilalit, në krye me degët kryesore në Shkup dhe Tetovë, kontribuan që ky aktivitet programor të realizohej me sukses dhe në frymën e Bajramit.

Banner

Related posts

Takim koordinues i shtabit politik në Tetovë/ Rexhepi: Po vijnë ditë të mira për Tetovën

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Garës në Tetovë, nga Besëlidhja AKI, do t’i prijnë dy personalitete të spikatura si Bajram Rexhepi dhe Asaf Abduramani

Gjyla Halili

Atdhetari i njohur dhe poeti Isa Mjeku publikon librin e dytë në dy gjuhë

Gjyla Halili