AKTUALE

Zeqiri pyet VLEN-in: A mund tu premtoni shqiptarëve se 90 nga 300 ushtarët do të jenë shqiptarë dhe 3 nga nënoficerët

Zëdhënësi i ASH-Sela, Arben Zeqiri përmes një postimi në profilin e tij ka sfiduar liderët e VLEN-it rreth konkursit të publikuar në Armatën e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të pranohen 300 ushtarë profesionistë, duke kërkuar VLEN-it që të premtoj publikisht se 90 nga 300 ushtarët do të jenë shqiptare dhe po ashtu 3 nënoficer të jenë shqiptarë.

A mundet zëvendës ministrja e mbrojtjes, Elfete Ismaili dhe kryetarët e partive të Vlenit të premtojnë publikisht se 90 nga ushtarët e rinj dhe 3 nga nënoficerët do të jenë shqiptarë?

Meqë thoni se përfaqësimi i drejtë nuk është shfuqizuar!?

P.S. Premtimi të shoqërohet me zotim për dorëheqje nëse dështojnë!

Banner

Related posts

Seancë maratonike, deputetët diskutuan për ministrat e rinj deri në orën 2 pas mesnate

admin

VMRO-DPMNE dhe VLEN janë marë vesh për daljen e Maqedonisë nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili

Mexhiti: 9 milion denarë për rrjetin e ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Serovë

Gjyla Halili