AKTUALE

Komunikacioni zhvillohet në kushte dimërore, mjegull në disa akse rrugore

Për shkak të mjegullës, dukshmëri të ulur prej 50 deri 100 metra ka në qafën malore Stracin, Manastir, Prilep, Makedonski Brod, Koçan, Dellçevë, Strumicë dhe Petrovec, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në rrugët e tjera në shtet zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

BDI: Kërkesë urgjente për dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme

Gjyla Halili

Ronela Hajati dhe Fifi thonë “Hajde shpirti” në këngën e re

admin

Ademi për protestën në Tiranë: U tha njëzëri se liria dhe çlirimtarët nuk mund të gjykohen

Gjyla Halili