AKTUALE

Bexheti: Tallje e nënçmim! VLEN-i e ka lënë Ligjin për Përfaqësim të drejtë në mëshirën e VMRO-së

Blerim Bexheti thotë se askund nuk është Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të cilin e paralajmëroi VLEN. Ndonëse zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, javën që shkoi tha se janë në fazën finale të përgatitjes së ligjit, Bexheti thotë se ende nuk ka asnjë informacion konkret për këtë ligj.
Si duket është lënë në mëshirë të VMRO-DPMNE-së nga ana e VLEN-it dhe shumicës parlamentare. Kjo është një qasje shumë joserioze dhe ofenduese për të gjitha etnitetet, për shqiptarët dhe etnitetet e tjera. E drejta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe në këtë mënyrë kaluan muaj të tërë, kishte paralajmërime që do të jetë gati që vitin e kaluar kalendarik, edhe tani nuk është as në procedurë parlamentare, as qeveritare, dhe po ndodh një tallje, nënçmim, përbuzje me shqiptarët dhe etnitetet tjera në vendin tonë”, tha Bexheti.

Banner

Related posts

Me çmime të larta e paga të ulëta vështirë të jetohet!

Gjyla Halili

Mickoski: Kam urdhëruar që të kryhen kontrolle në terren, nuk do të tolerojmë fitim në kurriz të qytetarëve

Gjyla Halili

U FESTUA NË NEW YORK 113 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Gjyla Halili