AKTUALE

Padi penale për shmangie të tatimit dhe dëm prej 11 milionë denarësh ndaj Buxhetit

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër A.B.G., në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, si dhe kundër vetë subjektit juridik Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, për dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale sipas nenit 60-a të Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

I dyshuari i parë, që nga data 03.08.2021, me qëllim përfitimi të paligjshëm pasuror për vete dhe për subjektin juridik të dytë, Shoqëri për Shërbime Konsulente ALTERA CONSULTING SHPK Shkup, ka vepruar në kundërshtim me nenin 43, paragrafi 3 të Ligjit për TVSH. Konkretisht, detyrimi tatimor në bazë të TVSH-së në vlerë prej 11.004.500 denarë, të cilin duhej ta paguante brenda 15 ditëve nga data e pranimit të vendimeve për përcaktimin e tatimit, nuk është paguar, por është përvetësuar për vete dhe për subjektin juridik të dyshuar, duke shkaktuar një dëm prej 11.004.500 denarësh në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Banner

Related posts

Izet Mexhiti nga Buteli: Vota është amanet, dhe ne amanetit do ti dalim zot

admin

Rama e Spiropali priten nga Kurti e Konjufca pak para nisjes së mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve

Gjyla Halili

Hekurudhat e Maqedonisë shënojnë 151 vjetorin e themelimit

Gjyla Halili