Një burrë zbuloi dikur një qytet nëntokësor nën bodrumin e tij, teksa kërkonte arsyen përse zhdukeshin pulat e tij.
Burri ishte duke rinovuar shtëpinë e tij në qytetin turk të Derinkuyu, në vitin 1963 kur nisi të vërente se shumë nga pulat e tij po zhdukeshin diku.
Kështu gjatë punimeve ai zbuloi një hapje të vogël që ishte formuar në bodrumin e tij, ku pulat hynin e nuk ktheheshin më kurrë.
Teksa tentonte të mësonte ku shkonin shpendët e tij, ai zbuloi hyrjen në qytetin gjigant nëntokësor.
Zbulimi i tij do të ishte një nga disa qindra hyrje që u gjetën më vonë në shtëpitë e njerëzve, drejt qytetit nëntokësor të Derinkuyu.
Më pas gërmimet zbuluan një mrekulli inxhinierike me rrjete tunelesh e strehimesh që zbriste në rreth 18 kate, në thuajse 85 metra thellësi, ku mund të strehoheshin rreth 20,000 njerëz dhe bagëtitë e tyre.
Në shekujt më vonë edhe banorët kristianë të Romës kishin nisur të zgjeronin sistemet e tuneleve të tyre, duke shtuar kisha, stalla e vende për të bërë verë dhe vaj ulliri.
Derinkuyu, i vendosur në zonën e Anatolisë ën Turqi, është pushtuar shumë herë nga forca kalimtare, prandaj ndërtimi i qytetit të fshehtë nëntokësor, ishte diçka që ndihmonte shumë.
Qyteti nëntokësor kishte gurë të mëdhenj të rrumbullakët që mund të rrotulloheshin në korridoret e qytetit, dhe banorët mund të qëndronin në të për disa muaj.
Oxhakët që përshkojnë strukturën siguronin ajrin, ndërsa magazinat e gjetura tregojnë se nganjëherë njerëzit duhet të qëndronin aty për muaj me radhë.
Top Channel