AKTUALE

Përurohet hekurudha Kumanovë – Belakovc, Mexhiti: Hap i madh në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe ndërlidhjen rajonale

Sot, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, përuruam hekurudhën Kumanovë – Beljakovcë, pjesë e rëndësishme e Korridorit 8 (aksi Lindor). Ky projekt strategjik, me gjatësi prej 30.8 kilometrash, përfaqëson një hap të madh në përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore dhe ndërlidhjen rajonale.
Hekurudha përfshin:
•3 stacione të reja hekurudhore
•Rikonstruktimin e stacionit ekzistues në Kumanovë
•6 pritore, 5 ura dhe 1 tunel
•Sisteme të avancuara sinjalizimi dhe telekomunikacioni, me investim prej 10 milionë eurosh
•Elemente mbështetëse si tombina, kanale ujore, barriera zëri dhe ndriçim LED.

Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të një infrastrukture moderne që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve tanë!

https://www.facebook.com/share/15wK4AJRxc/

Banner

Related posts

Hoxha në aksion ekologjik në Matkë: Natyra e pastër duhet të bëhet standardi ynë, e jo përjashtim

Gjyla Halili

24 vite nga rënia heroike e komandantit Ilaz Kodra, Ahmeti: Ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, por shpirti i tij nuk vdiq kurrë

admin

MBAHET MBLEDHJA KONSTITUIVE E MYFTINISË SË BFI TETOVË

Gjyla Halili