AKTUALE

Flaka e Janarit në Kërçovë, Dehari: Kjo flakë simbolizon përjetësinë e sakrificës të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Kadri Zekës

“Të dashur qytetarë,

Sot në Kërçovë, ndezëm Flakën e Janarit, në nderim të bijve të pavdekshëm të kombit tonë – Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Kjo flakë simbolizon përjetësinë e sakrificës së tyre dhe na kujton përgjegjësinë tonë për të vazhduar rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të lirë dhe të drejtë.

Janari është një muaj i historisë dhe kujtesës sonë kombëtare. Është muaji i heronjve që u flijuan për dinjitetin dhe idealet tona.

Falënderoj djemtë e rinj të këshillit organizativ, veprimtarët nga Kosova dhe të gjithë ju që sot ishit pjesë e kësaj ngjarjeje përkujtimore.
Pjesëmarrja juaj tregon se kujtimi për dëshmorët është i gjallë në zemrat tona

Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!”

Banner

Related posts

Reuters shkruan për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

admin

SKANDAL/ “Saubermacheri fiton 1 milion euro nga tetovarët”

Gjyla Halili

MESAZHI I REISUL ULEMASË ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT

Gjyla Halili