Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova sot ka realizuar takim me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Matisen.
Siç informoi Kabineti i Siljanovska – Davkova, dy bashkëbiseduesit e përshëndetën aleancën në NATO, ndërsa presidentja ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze të proceseve të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Ajo theksoi edhe një herë se gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht ne kemi qenë gjithmonë pjesë e Evropës dhe se pranimin tonë në Union e sheh si riintegrim. Ajo theksoi se si shtet kemi bërë shumë, madje kemi ndryshuar edhe emrin tonë shtetëror dhe kushtetues, dhe ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve, si dhe dinjitetit politik. Presidentja iu referua gjithashtu dispozitave të Traktatit të BE-së, Traktatit të Lisbonës, Kartës së të Drejtave Themelore, si dhe dokumenteve të tjera relevante që garantojnë identitetin kombëtar dhe kulturor, si dhe barazinë e shteteve”, thuhet në kumtesë.
Duke e potencuar se Kushtetuta e jonë garanton mbrojtje gjithëpërfshirëse të të drejtave të pakicave, presidentja Siljanovska – Davkova e cilësoi biletarilizimin e procesit të anëtarësimit drejt Unionit “si precedent i rrezikshëm që nuk do të mbetet i vetmuar”.
“Presidentja shprehu interesin e saj personal për letërsinë, filozofinë dhe artin norvegjez. Për të, demokracia norvegjeze është një sistem politik frymëzues. Për këtë arsye e theksoi kënaqësinë që dy vendet kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe për më shumë se tre dekada, si dhe shpresën se bashkëpunimi do të forcohet dhe përmirësohet vazhdimisht në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në atë ekonomik, duke reflektuar potencialin e të dy vendeve”, njoftoi Kabineti.
Përfaqësuesi special Matisen në takim ka theksuar se edhe krahas asaj që Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, plotësisht i kupton qëndrimet tona.
“Ai gjithashtu nënvizoi se sot, kur vazhdimisht përballemi me shumë sfida, përkushtimi në parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe multilaterizmit është më i rëndësishëm se kurë”, bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të presidentes Siljanovska – Davkova.