AKTUALE

Kryeministri Mickoski do ta lëshojë në përdorim rrugën Gradsko-Drenovë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do ta lëshojë në përdorim aksin rrugor Gradsko-Drenovë (pjesë e rrugës së shpejtë Gradsko-Farish).

Aksi rrugor Gradsko-Drenovë është në gjatësi prej 15,5 kilometra plus një kilometër nga aksi rrugor Farish-Drenovë ose gjithsej 16,5 kilometra nga rruga e shpejtë.

Vlera e projektit, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është 37.300.000 euro nga të cilat 26.700.000 euro janë siguruar përmes IPA fondeve dhe 10.600.000 euro janë siguruar nga Buxheti.

E gjithë rruga e shpejtë pritet të lëshohet në mars duke plotësuar 25 kilometra. Mickoski paralajmëroi se vazhdojnë edhe aktivitetet e autostradës ndërmjet Prilepit dhe Manastirit dhe pret në afat prej tre vitesh edhe ai të përfundojë.

Banner

Related posts

Demiri falenderon eurodeputetin Mandel për angazhimin e tij për Kosovën

admin

Arlind Huseini dhe Naim Ajdini do të udhëheqin me shtabin politit në Kv. Gam Gam në Tetovë

Gjyla Halili

Diaspora nesër voton, ja sa janë paraqitur edhe pse atje ditë pune

Gjyla Halili