AKTUALE

Ministri Mucunski pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Italisë, Paolo Palmintieri

Banner

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Italisë në vend, Paolo Palmintieri.

Gjatë takimit, ministri Mucunski i dëshiroi mision të suksesshëm ambasadorit të ri italian, duke shprehur bindje se përvojat e tij diplomatike dhe angazhimi personal do të kontribuojnë dukshëm drejt thellimit të marrëdhënieve dhe afrimit të të dy vendeve. Ai e falënderoi për përkushtimin e Italisë dhe rolin e saj proaktiv në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit, shprehën kënaqësi të përbashkët edhe nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dypalëshe, duke i theksuar përpekjet e ndërsjella për përforcim të mëtejshëm të lidhjeve miqësore. Megjithatë, ishte theksuar nevoja e shfrytëzimit të potencialit për intensifikim të bashkëpunimit, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe fusha tjera nga interesi i ndërsjellë, qëndron në kumtesën e MPJ.

Banner

Related posts

Moti në Maqedoninë e Veriut, me diell me temperaturë deri 22 gradë

admin

Zgjedhjet në Shqipëri/ Numërimi deri në ora 07:00 – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Gjyla Halili

Nis ceremonia për inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë

Gjyla Halili