AKTUALE

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimi i derivateve të naftës do të rritet nga sonte në mesnatë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i EURODIZEL rritet për 1 denar dhe nga nesër do të shitet me çmimin 73.5 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER 98 rritet gjithashtu për 1 denar dhe nga nesër do të shitet me çmimin 81.5 denarë.

Çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 1.5 denarë dhe nga nesër do të jetë 78 denarë për litër.

Rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 1 denar dhe do të shitet për 73 denarë, ndërsa ulje ka vetëm në çmimin e mazutit për 0.4 denarë dhe nga nesër do të shitet me çmimin 45.3 denarë për kilogram.

Banner

Related posts

Ish-deputeti i PDK-së kundër opozitës: Kurtit i duhet mbështetje maksimale në këtë kohë krizash

admin

Mexhiti: Ata që thirreshin në vlera evropiane po mbushin listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

Faton Ahmeti kujton mësuesit tij Nijazi Abdiu dhe Hanif Karemani, “Mësuesi prindi i dytë për çdo nxënës”

Gjyla Halili