Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef Fetai sot më 12.01.2025 u prit nga Ekselenca e tij Ministri i Haxhit Prof Dr Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, i cili i bëri një pritje të nivelit të lartë dhe vëllazërore.
Reisul Ulema i shprehi mirënjohje të përzemërta për ftesën për pjesmarje në Konferencë e madhe ndërkombëtare për Haxh dhe Umre që do të mbahet në Xhedda të Arabisë Saudite me 13 – 16 Janar.
Reisul Ulema e informoi dhe për rrjedhat e organizimit të Haxhit në BFI të RMV dhe i shprehi falënderimet e thella për vizitën e që ia bëri Bashkësisë fetare islame në muajin Shtator të vitit të kaluar, e cila pati jehonë të madhe në RMV.
Ekselenca e tij Ministri Prof Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, poashtu i shprehi mirëseardhje Reisul Ulemasë dhe delegacionit të BFI dhe i falënderoi për përgjigjen ndaj ftesës së tij.
Më në fund u nënshkrua marrëveshja nga dy palët Ministria e Haxhit në krye me Ministrin Prof Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah dhe Bashkësisë fetsre islame të RMV në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai, në të cilë parashihen të gjitha obligimet dhe sugjerimet në lidhje me procedurën e kryerjes së Haxhit dhe Umres në vendet e shenjta në Mekë dhe Medine.
Në ditët në vijim Reisul Ulema do të ketë takime me shumë institucione tjera që kanë të bëjnë me organizimin e Haxhit dhe Umres si dhe me personalitete të nivelit tē lartë.
Në këtë Konferencë të rëndësishme Reisul ulemanë e shoqërojnë Muftiu i Tetovës Prof. Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori për botën arabe H. Ismet ef. Ademi dhe shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë Prof. Dr. Abdulkerim ef. Iseni.