AKTUALE

Shtatëmbëdhjetë vjet nga aksidenti i helikopterit në Bllacë të Katllanovës

Në Bllacë të Katllanovës sot do të shënohet shtatëmbëdhjetë vjetori i aksidentit të helikopterit në të cilin humbën jetën njëmbëdhjetë pjesëtarë të përbërjes së VING-ut ajror, të cilët po ktheheshin nga misioni paqësor ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë.

Me këtë rast një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës, i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral – major Sashko Lafçiski, nesër do të vendosin kurora me lule të freskëta në pllakën përkujtimore në Bllacë të Katllanovës.

Pjesëtarë të VING-ut ajror do të vendosin lule të freskëta edhe në pllakën përkujtimore para komandës në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Në aksidentin e helikopterit, para shtatëmbëdhjetë vjetëve, duke u kthyer nga misioni paqësor ALTEA në mënyrë tragjike jetët i humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapedanët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiç dhe tetari Zllatko Veljanoski.

Banner

Related posts

BDI reagon ashpër pas dhunës në ndeshjen KB Shkupi – KB Vardar: Kërkon hetim urgjent dhe dorëheqje politike për neglizhencë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nesër në Saraj

Gjyla Halili

Në Londër takim pune i zëvendëskryeministrit Nikolloski me Tim Rid, drejtor ekzekutiv i Agjencisë kredituese të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar

Gjyla Halili