AKTUALE

BDI: Një tjetër institucion shtetëror heq gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar!

Banner

Sot paraqesim një tjetër veprim të papranueshëm nga një institucion shtetëror – Inspektorati Shtetëror i Tregut ka hequr gjuhën shqipe nga përdorimi zyrtar!

Në dokumentet e tij të reja, gjuha shqipe është fshirë plotësisht, duke shkelur çdo normë ligjore dhe kushtetuese që garanton përdorimin e dy gjuhëve zyrtare. Ky veprim nuk është një gabim teknik – është një akt i paramenduar dhe një shkelje flagrante e barazisë gjuhësore. Ky nuk është rasti i parë dhe, fatkeqësisht, nuk do të jetë i fundit. Kjo është një përpjekje sistematike për të degraduar statusin politiko-juridik të shqiptarëve, të arritur me Marrëveshjen e Ohrit.

Ata që heshtin përballë kësaj padrejtësie janë po aq fajtorë sa ata që e zbatojnë këtë politikë diskriminuese. Ne nuk do të heshtim! Shqiptarët do të reagojnë ashpër për barazi, drejtësi dhe mbrojtjen e dinjitetit institucional! Vlen janë shndërruar në një instrument të përdhosjes së vlerave të barazisë dhe drejtësisë. Populli dhe historia do t’u japin dënimin e merituar.

Ky regjim ka shpallur sulm të hapur ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe po përpiqet me çdo kusht të zhbëjë arritjet tona historike. Asnjë përpjekje për të na bërë qytetarë të rendit të dytë nuk do të kalojë.

Barazia nuk është e negociueshme – është një e drejtë e patjetërsueshme dhe do të mbrohet!

Banner

Related posts

Myftinia e Tetovës mirëpret delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë

Gjyla Halili

Doktor Skerdi: Jam i dashur, por jo romantik. E harroj datën e Shën Valentinit

Gjyla Halili

Kryetari i Vatrës në Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhuroi 300 usd për gazetën Dielli

Gjyla Halili