AKTUALE

Ahmeti: Nuk jam politikan i salloneve, biskotave. “Nuk lejoj të preket shqipja, sepse është larë me gjak

Kreu integrist, Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët në Gostivar.Gjatë fjalës së tij Ahmeti theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.

“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së.

Banner

Related posts

BDI: Sjellja e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme dhe skandaloze – Kërkojmë dorëheqje të menjëhershme!

Gjyla Halili

Spiropali mbështet studentët: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Gjyla Halili

Rrugët në Maqedoni në kaos

Gjyla Halili