AKTUALE

Deputetët do të debatojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit

Banner

Kuvendi sot do të fillojë seancën e 29-të ku në rend dite janë pesë interpelanca. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni. Interpelanca e pestë është dorëzuar nga Partia E Majta për punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.
Shumica e partive parlamentare si nga pushteti ashtu edhe opozita nuk do t’i pranojnë interpelancat e iniciuara për katër ministrat aktual, ndërsa për interpelancën e Dautit deklaruan se do të kenë qëndrim para seancës së sotme. Mirëpo, thonë se edhe nëse interpelanca për te kalon, Fronti Evropian mund ta kandidojë përsëri Dautin për kryetare të Komisionit.

Shumica e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, deputetët e koalicionit VLEN, LSDM dhe E Majta do të votojnë kundër katër interpelancave të dorëzuara pas ndodhive të festës së Flamurit shqiptar.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për interpelancat debati dhe votimi do të jenë ndaras. Do të debatojnë aq deputetët sa janë paraqitur për fjalim, por në fund të ditës, pra para mesnatës duhet të votohet. Megjithatë, deputetët shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi dhe Faton Ahmeti për Fitër Bajram vizituan familjen e Bekim Maksutit

Gjyla Halili

579 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Ahmeti: Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!

admin

Çfarë hipokrizie: Izeti Mexhiti flet për ‘thyerjen e mitit të BDI-së'”

Gjyla Halili