AKTUALE

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka në Tetovë deri në Gajre, Dellçevë dhe Stracin

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka, 20 – 30 metra nga Tetovë deri në Gajre, Dellçevë – 50 dhe Stracin – 100 metra.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë pëfundon procesi i Regjistrimit të Popullsisë

Gjyla Halili

Policia me bastisje të reja, në lidhje me dyshimet për parregullsi në Lotarinë Shtetërore

Gjyla Halili

Azgan Haklaj: Kryengritja e Malësisë Madhe prolog i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjyla Halili