Shkruan:
Taxhudin Hamidi
Shume tekste dhe ligjerata në lidhje me ligjin dhe drejtësinë.
Por sikur kjo dukuri apo ky fenomen nuk zë vendin e duhur në administrimin tonë në vendin ku jetojmë.
Ne vazhdimisht ndëgjojmë për krimin dhe keqpërdorimin e politikave.
Por shume pak bisedojmë dhe punojmë për parandalimin e organizimit të tij.
Të gjitha delegacionet që vinin tek Muhamedi Alejhiselam ata bisedonin për funksionimin e ligjit si shembulli i Ebu Dherr el Gafar-it.
Dua të përmend në këtë tekst të vogël një gjë të cilën e kam vërrejtur si një studjues dhe analist në infrastrukrurën e adminidsrimit të ligjit islam në mesin tonë.
Ligji islam nuk ka karakterin e një aforizme por ka synimin e edukimit të njeriut me natyrën e obligueshmërisë ligjore.
Të gjithë ne flasim shumë lehtë për drejtësinë e khalifit Omer dhe shumë khalifëve islam.
Shumë lehtë flasim për ligjin dhe zbatimin e tij në kohën e kaluar.
Por fatkeqësisht nkur flasim për ligjin aktual dhe kohën aktuale nuk inkuadrojmë administratën si pasojë të përbashkët.
Nuk dëshirojmë të flasim se di ne duhet sot të jetojmë me ligjin.
Sikur ligji nuk është i obliguar për jetën tonë.
Sikur pranojmë të jetojmë të shantazhuar dhe me parametra paganizmi gjë e cila jep përshtipje se nuk dëshirojmë me ligjin apo sheriatin ekzekutiv.
Por e kemi kuptuar gabimisht me sindrome sporadike.
Pra duke pranuar ligjin që ne e dëshirojmë apo nuk përputhet me stilin dhe imazhin e personit.
Nuk dëshirojmë të flasim për administrimin e të drejtës aktuale dhe nuk dëshirojmë të fajsojmë askend.
Mendojmë gabimisht se shkelja e ligjit apo haramet nuk ndikojnë tek personi më i afërt me te.
Sikur drejtësia dhe ligji nuk ekziston fare apo është në donjë kontinent tjetër.
Kur duhet të fladim për ligjin që menaxhon jetën tonë nuk kemi dëshirë të flasim.
Muhamedi ka porositur duke thëne:
( umirtub en ukkime hukmen)
” Jam i urdhëruar të instalojë apo vë në fuqi gjykatën- pushtetin – ekzekutivin”.
Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi itij është Xhehnemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë.
All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ika përgaditur dënim të madh.
( Kaptina al Nisa: 93)
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë”.
“Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij.
Ne ngritim në shkallë të lartë atë që duam.
Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t’i fshehet”.
(Kaptina al Enam : 81, 82)
Muhamedi dhe kultivimi politik*
Muhamedi Alejhiselam akoma ishte në numër të vogël dhe minor në antarsimin e besimtarëve.
Numri i tyre ishte jo më shumë se 30 veta ( besimtarë të ri).
Pra numri ishte 30 as’habë- ithtarë të besimit islam.
Numri i tyre ishte në qytetin e Mekës.
Kjo tregon se politikavr të drejta dhe me interes popullor nuk martin për bazë nunrin por forcën e ides dhe menaxhimi i projektit.
Pra Muhamedi Alejhiselam me këtë numër të vogël filloi zhvillimin dhe debatin në qytetin e Mekës atë kohë ithtarë të putave dhe të 360 hynive në oborin e Qabesë.
Por Muhamedi nuk kisht aspak dro të fillojë zhvillimin politik në këtë qytet të mushrikëve me një numër të vogël të besimtarëve që kishin përqafuar islamin.
Muhamedi Alejhiselam me këtë numër të vogël pra në mes të kundërshtarëve dhe mushrikëve në Meke, filloi të formojë celulat e para të konstituimit të strukturave politike.
Në këte gjendje ata fillojnë si antarë të parë të fesë islame të mendojnë për rendin dhe politikat e drejta në Meke.
Fillojnë të bisedojnë për ligjin dhe politikat e qytetit – shtetit në Meke.
Në lidhje me turizmin, ujin (zemzemin) , ushqimin, tregëtinë etj.
Kërkimi i ligjit dhe përcjellja e tij konsiderohet imperativ hynor.
Sepse Zoti politikat e dobishme dhe me interes të përgjithshme i ka kërkuar nga Muhamedi Alejhiselam.
Kurani thotë:
” Ai në fenë tuaj krijoi për ju ligjin”.
Prandaj leximi i Kuranit është një vepër e domosdoshme për të kuptuar botën e dimenzioneve juridike dhe organeve të saja në sferën e drejtësisë dhe politikës.
Nga shumë jurist kërkohet të lexohen kaptina nga Kurani si:
Kaptina Isra, Kaptina Nahël, Kaptina Enam, Kaptina Junus,Kaptina Shuaar, Ali Imran etj.
Rekomandimet Muhamedit Alejhiselam*
Muhamedi Alejhiselam ka rekomanduar me pohim vërrejtjeje që të ruhet e drejta e ligjit dhe të zhvillohet një politike me etikë të lartë ndërnjerzore.
” Keni kujdesë në ruajtjen e hakut – të vërtetën”.
Kurani ka për detyrë paqen dhe sigurinë.
Kurani ka për detyrë dhe obligim zbatimin e tatimit.
Kurani parandalon në formë rigoroze:
Kamatën;
Vjedhjen;
Vrasjen;
Konfiskimin e pronave ;
Alkoholin;
Prostitucioni etj. etj.
Administrimi i qytetit*
Për të kuptuar rëndësinë e administratës së qytetit nuk fillon nga periudha e Medines por fillon që nga periudha Mekase.
Në formën e përgjithshme ka pë qëllim të portretizojë në logjikën e çdo ithtari të besimit islam se vërtetësia e fesë islame si një bashkësi e pa ndarë është e bazuar në ligj.
Kurani që nga Meka ka filluar të projektojë draftin e ligjit në kokat e besimtarëve të ri që dilnin nga strofka e xhahiljetit dhe çanin- demoloninn rrugën e korupcionit nga një shoqëri e xhahiljetit dhe të paganizmit.
Duke e administrusr qytetin e Mekës ne masa destruktive.
Muhamedi me njerëzit e tij në numër të vogël kishte projekt dhe pretendime të shumta.
Ata besonin se administrimi i shtetit është besim – akide.
Menaxhimi i administrimit është çelësi i qytetërimit.
Shume fise kanë biseduar për për ligjin dhe administrimi e qytetit – shtetit.
Muhamedi e gjeti qytetin e Mekës me 1500 banor.
Me këte numër ai arriti që politikat e drejta dhe përparimtare qytetin e Mekës ta shndërojnë në një strategji politike e cila u infiltrua në të gjitha anët e saja,akoma pa mos kaluar në periudhën Medinase pra shteti i Medines.
( xhxhxh!)