AKTUALE

MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDUT TË XHEMATEVE TË MYFTINISË SË TETOVËS

Sot më 09.01.2025 Myftinia e Tetovës mbajti mbledhjen e rregullt me Mexhlisin e Xhemateve dhe nëpunësit fetar e cila u realizua me pjesëmarrjen e mbi 200 nëpunës fetarë dhe këshilltarëve të xhamiave të Myftinisë së Tetovës, që do të thotë se shumica dërmuese e këshillave të xhamive dhe nëpunësve fetarë ishin prezent.

Rendi i ditës së kësaj mbledhje vijoi në këtë mënyrë:
1-Raport mbi të hyrat dhe daljet në Myftininë e Tetovës gjatë vitit 2024 në veçanti u raportua mbi ndërtimin e objektit të Medresesë së vajzave në Tetovë.
2-Diskutim rreth ecurisë së antarësisë dhe rrogave të nëpunësve fetarë. Duke marrë parasysh ngritjen e standarteve ekonomike në shoqërinë tonë, nga ana tjetër gjendja faktike te nëpunësit fetar në Myftini të Tetovës me rroga ndër minimalen u miratua propozimi i Myftiut që të rriten rrogat e punëtorëve me vendim pune, për 20 % duke filluar nga 1 janari 2025.
3. Gjithashtu në këtë mbledhje u konstatua që antarët e Myftinisë së Tetovës nuk parfaqësojnë vullnetin e shumicës së Mexhlisit të Xhemateve kështu që nga kjo mbledhje doli propozimi unanim që i drejtohet Rijasetit të BFI-së, që t`i shpallë zgjedhjet e parakohëshme për antarë të Myftinisë së Tetovës.

Në këtë mbledhje prezentuan edhe përfaqësues të Rijasetit në krye me sekretarin gjeneral të BFI-së Irsal ef. Jaku, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetart të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahi.

Related posts

Në muajin shkurt Rustemi do t’ia huq më pak me premtime sepse muaji ka më pak ditë!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron Bacën Rifat Jashari me rastin e ditëlindjes

Gjyla Halili

Why Watson data platform can be the iTunes for your Big Data

admin