AKTUALE

Xhaferi: Nëse dorëzohet propozim, seanca për rikonstruimin e qeverisë mund të mbahet të hënën

Banner

“Seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund të caktohet për të hënën, nëse gjatë ditës së sotme ose nesër kryeministri Dimitar Kovaçevski në Kuvend dorëzon propozim për kabinetin e ri qeveritar”.

Këtë e tha kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në lidhje me përbërjen e re qeveritare.

“E kam njoftuar kryeministrin Kovaçevski për procedurën për seancën e rikonstruimit të Qeverisë pas dorëzimit të propozimit, në mënyrë që të koordinohemi. Nëse Kovaçevski si propozues e paraqet propozimin sot ose nesër, pikën për rikonstruimin e Qeverisë mund ta vendos në seancën e Kuvendit të paraparë për të hënën më 13 shkurt, ose mund të caktoj seancë të re në të njëjtën ditë”, tha Xhaferi.

Ndryshe, kjo do të jetë rikonstruimi i parë i Qeverisë së udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski. Ndryshimi në qeveri vjen pasi në negociatat me Aleancën për Shqiptarët u arrit marrëveshje për hyrjen e partisë opozitare në qeveri. Aleanca hyn në qeverinë e Kovaçevskit me dy pozita ministrore dhe një zëvendëskryeministër, me dy pozita zëvendësministrore dhe sekretar shtetëror, si dhe me disa pozita drejtorësh.

Banner

Related posts

Dehari nën hetim për kontratë me avokat, Ganiu i paprekur për 150 ndërtime pa leje

Gjyla Halili

Abdulselam Selami pranon detyrën e re, Drejtor i Byrosë për Metrologji.

admin

BDI: 5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Gjyla Halili

Leave a Comment