AKTUALE

Partitë politike kërkojnë votën virtualisht

Edhe tri ditë e ndajnë Kosovën nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, ndonëse parafushata e subjekteve politike ka filluar muaj më parë.

Por, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara kandidatët po përdorin më shumë rrjetet sociale për të kërkuar votën qytetare.

Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info deklaron se ndër rrjetet sociale më të përdorura është platforma TikTok.

“…rrjetet sociale kanë me qenë determinues sepse aty zhvillohet një komunikim emocional. Sa e kemi vërjetë përkundër që Facebooku është një rrjet social që përdoret shumë në Kosovë. Por, kohëve të fundit sidomos për fushatë janë publiku në TikTok. Natyrshmëria e këtij rrjeti është që shkon viral dhe mer shumë pëlqime, shumë shikueshmëri. Kjo ndikon edhe në aspektin emocional dhe nuk ka kohë me u verifiku ajo përmbajtja, apo me u analizu se kjo deklaratë. Kështu ndikohet në përceptimin e audiencës lidhur me zgjedhjet dhe përzgjedhjen e 9-të shkurtit…”, tha Festim Rizanaj – hulumtues, Hibrid.info

Se elektorati mund të ndikohet nga fushata virtuale kur të shkojnë drejt kutive të votimit, e thotë për rtv21 edhe analistja politike Magbule Shkodra.

“…po jetojmë në një kohë teknologjike ku ndër përdoruesit më të mëdhenjë të tekonologjisë është edhe Kosova. Shumica e njerëzve bazohen në rrjetet sociale. Në ato postime që janë të paguara për një politikan. Po flas për një kategori njerëzish që nuk e përcjellin politikën por bazohen nga ato që shohin në rrjete sociale. Kush ka më shumë fushatë në rrjete sociale, ndikon në votë. Nuk e përjashtoj edhe fushatën klasike, e cila është shumë e rëndësishme…”, tha Shkodra.

Sipas Hibrid.info në muajt e fundit platforma Tik-Tok ka ndikuar në keqinformim, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore./RTV21

Related posts

Jetëgjatësia në BE u ul në 80.1 vjet, në vendin tonë në 73.2 vjet gjatë vitit 2021

admin

7 Marsi/Agim Nuhiu homazhe në vendprehjen e Abdilaqim Ademi

Gjyla Halili

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Gjyla Halili