AKTUALE

BDI: Mickoski zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë lëshuar mediave kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski për Ligjin për gjuhën shqipe. Nga BDI thonë se synimi i kryeministrit Mickoski është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe. Nga BDI shtojnë se Mickoski statusin e gjuhës shqipe dëshiron ta kthej siç ishte në ligjin e vitit 2008 ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.
Kumtesa e plotë e BDI.
Mickovski, dje, zbuloi planin për të degraduar gjuhën shqipe – Nuk kalon!

Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.
Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore.

Tashmë është e qartë se qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese.
Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.

Ne do të përdorim të gjitha mjetet politike, ligjore dhe demokratike për të kundërshtuar këtë prapakthim dhe për të mbrojtur të drejtat tona të fituara me sakrificë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër kësaj përpjekjeje për të ulur statusin politiko juridik të shqiptarëve.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti merr pjesë në pritjen solemne të Ambasadës së Francës në Shkup me rastin e 14 Korrikut

Gjyla Halili

Xhaferi në rrugën Kërçovë-Dibër: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Gjyla Halili

Mijëra vetë në protestat antiqeveritare në Serbi

Gjyla Halili