AKTUALE

Mexhiti: Bashkë për barazi, progres dhe një të ardhme më të mirë!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sot zhvilloi takim me Forumin e Gruas në Çair. ‘Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese që ndikojnë pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.’, thekson mes tjerash Mexhiti.

Postimi i plotë:

Roli dhe pesha e gruas në politikë është jetik për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Gratë sjellin perspektiva të reja dhe energji transformuese që ndikojnë pozitivisht në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin shoqëror.
Në këtë frymë, sot zhvillova një takim të rëndësishëm me Forumin e Gruas në Çair, ku diskutuam për koordinimin dhe strukturimin e degës sonë në këtë komunë.
Çairi mbetet bastioni ynë dhe një pikë strategjike për vizionin politik të Lëvizjes Demokratike.
Me përkushtimin e këtij forumi, jemi të vendosur të forcojmë strukturat tona dhe të punojmë për ndryshime pozitive që reflektojnë nevojat dhe aspiratat e qytetarëve tanë.
Bashkë për barazi, progres dhe një të ardhme më të mirë!

Banner

Related posts

Pal Qarraj Heroi i Heshtur Gazetari’ Organizatori dhe Promovuesi i Malësisë, realizon “Festa e Ndjesës 2025” Yjet Trondisin Skenën! – Portali Shqiptar

Gjyla Halili

Pendarovski: Nëse nuk anëtarësohemi në BE, s’mund ta ndalim emigrimin

Gjyla Halili

As kryeministri shqiptar nuk e ndalë dot diskriminimin!

Gjyla Halili