AKTUALE

Sa janë rrogat mesatare në Zvicër dhe ku fitohet më së shumti

Rrogat në Zvicër do të rriten në vitin 2025 rreth 1,4 deri në 1,6 për qind, njoftojnë mediat në Zvicër. Ndërsa parashikohet që inflacioni të jetë vetëm rreth 0.6 për qind.

Sa i përket rrogave mesatare në Zvicër ato aktualisht janë 6,790 franga në muaj. Pra kjo është rroga mesatare, por rrogat dallojnë shumë, varësisht nga puna që bëhet. Më së shumti fitohet në sektorin bankar dhe financiar (me mesatarisht 10,491 franga) dhe industrinë farmaceutike (10,296 franga).

Ndërsa në arsim, administratën publike dhe në punët juridike pagat mesatare mujore janë mbi 8,000 franga. Më pas vijnë ndërtimi, transporti ajror dhe tregtia me shumicë, ku fitohet mes 6,000 deri në 7,000 franga në muaj. E më pak fitojnë punonjësit e shitjes me pakicë me 5,095 franga në muaj, dhe ata në gastronomi e hotelieri, të cilët fitojnë mes 4,572 deri në 5,095 në muaj.

Për ata që duan të dinë më shumë, apo edhe të kërkojnë punë në Zvicër, Federata Zvicerane e Sindikatave (SGB), e ka krijuar edhe një kalkulator ku mund të llogarisni se sa mund të jetë rroga juaj në sektorin ku punoni. Këtë kalkulator mund ta gjeni edhe në internet.

Banner

Related posts

“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Gjyla Halili

Ahmeti: Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera

Gjyla Halili

Parkingu në kate në Klinikën Universitare, reagon sërish LSDM-ja

Gjyla Halili