AKTUALE

Vendndodhja e Grubit, Prokuroria tregon nëse do të merret në pyetje Ali Ahmeti

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive, përcjell TV21.

“Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për lëshimin e fletarrestimit kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin. Autoritetet vendase dhe ndërkombëtare të ngarkuara me ekzekutimin e këtyre urdhrave kanë të gjithë autoritetin për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të gjurmuar personin, duke përfshirë thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë ndonjë njohuri për vendndodhjen e të dyshuarit”, thonë nga PTHP.

Banner

Related posts

DREJTORI PËR DIASPORË MORI PJESË NË RIHAPJEN E XHAMISË SABËR PAS RINOVIMIT.

Gjyla Halili

Fraksioni i Bashkimit Demokratik për Integrim shënon 21 vjetorin në Tetovë

admin

SHABANI E MARTINI NË DITËN E VOTIMIT.

admin