AKTUALE

Kush dhe pse po kalkulon për komunën e Kërçovës? Dehari përgatitet edhe për një mandat

Regjistrimi i tyre si jorezidentë, çështja e gjuhës shqipe në vend si dhe rreziku për udhëheqjen e Komunës në zgjedhjet lokale të 2025 ishin disa prej temave për të cilat mërgimtarët kërçovarë shprehën shqetësimin në takimin me kryetarin e komunës FatmirDehari.

Pas kësaj pyetje Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari në përgjigjen e tij la të kuptohet se do të kandidojë edhe për mandatin e katërt në krye të Komunës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, parti e cila udhëheqë Kërçovën për 12 vite. Ai tha se është i shqetësuar për zgjedhjet lokale, pasi siç shtoi, po bëhen kalkulime dhe aktivitet për ta marrë Komunën e Kërçovës.

Ahmeti tha se askush mërgimtarëve nuk mund t’ua mohojë të drejtën e votës, edhe pse këtë e ka thënë Mickoski. Ai rikujtoi mërgimtarët se çështja e gjuhës shqipe duhet ruajtur sepse siç tha nëse bëhen 5 maqedonas fitojnë kuorum mund ta hedhin në kosh të plehrave ligjin për gjuhën, andaj ai kërkoi që të jenë gati për ta ruajtur dhe mbrojtur gjuhën e fituar me gjak.

Banner

Related posts

MUNGESA E HIMNIT TË AMERIKËS NË KONGRESIN E VLEN, MOS RESPEKT NDAJ ALEATIT MË TË MADH TË SHQIPTARËVE

Gjyla Halili

Ky postim i Arbana Osmanit do të ua mbushë sytë me lot

Gjyla Halili

Diaspora investon në dije: Shoqata “Malësia” në Kaliforni ndan bursa për studentët shqiptarë

Gjyla Halili