AKTUALE

Vihet gur themeli i QKMF-së në Drenas, Lladrovci: I lumtur për qytetarët e komunës së Drenasit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryeministrin Albin Kurtin dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, kanë vënë gurthemelin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Drenas.

Objekti do të ketë rreth 4,235 metra katrorë, vlera e tij është 2,929,292.92 euro dhe financohet nga Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar në vitin 2019. QKMF-ja e re pritet të përfundojë deri në shtatorin e ardhshëm, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

I lumtur që hodhëm gurthemelin për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, për nevojat e qytetarëve tanë. Bashkë me kryeministrin Kurti, ministrin Vitia, personelin e QKMF-së dhe zyrtarë nga niveli qendror e lokal, ishim të pranishëm në fillimin e punimeve të objektit, i projektuar falas nga arkitekti ynë i mirënjohur, Hamdi Qorri.
Si e vetmja komunë që ofron përkujdesje shëndetësore 24 orë, në QKMF dhe në QMF në Komoran, objekti i ri do të ofrojë hapësirat dhe komoditetin e nevojshëm për stafin shëndetësor dhe qytetarët, të cilët do të marrin përkujdesje më cilësore.
Objekti do të ketë rreth 4,235 metra katrorë, vlera e tij është 2,929,292.92 euro dhe financohet nga Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me Memorandumin e nënshkruar në vitin 2019. QKMF-ja e re pritet të përfundojë deri në shtatorin e ardhshëm.
QKMF-ja e vjetër në Drenas për shumë qytetarë, por edhe për mua, sjell nostalgji, sepse aty kanë lindur dëshmorë e martirë të kombit, Rita Ora, Teuta Rugova, dy nga katër fëmijët e mi dhe shumë foshnje të shëndetshme.
Përgëzime për stafin e QKMF-së dhe qytetarët! Faleminderit Ministër Vitia, Dr. Naim Bardiqi dhe Hamdi Qorri!
https://www.facebook.com/share/p/1E4RanyULx/?mibextid=wwXIfr

Related posts

Nagavci: Paratë për libra pritet t’iu deponohen prindërve para datës 1 shtator

admin

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Gjyla Halili

Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare

Gjyla Halili