AKTUALE

Ademi: Të anulohet menjëherë vendimin i 9 tetorit i Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e Balancuesit

Banner

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi kërkoi urgjentisht të anulohet menjëherë vendimin i 9 tetorit i gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesit, pasi siç thotë, ai është paligjshëm dhe antikushtetues, përcjell TV21. Duke u thirrur në mendimet e ndara të gjykatësve Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, Ademi tha se asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë Badenter nuk mund të diskutohet apo miratohet pa pjesëmarrjen dhe dakordimin e përfaqësuesve të atij komuniteti.
Gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre: “Vendimi është marrë mbi baza etnike, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë”. E konsiderojmë këtë vendim si të paligjshëm dhe me pasoja serioze juridike. Më tej, në opinionin e tyre, gjyqtarët theksojnë: “Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese. Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me ‘përkatësinë e komunitetit’.”, tha Arbër Ademi – BDI

Banner

Related posts

Fatmir Dehari jep lajmin e madh për fillimin e punimeve për tribunën e re në Qendrën Sportive

Gjyla Halili

4 VITE ZEMËR , SHPIRT DHE MENDJE PËR NDËRTIMIN E INFRASTRUKTURËS NË MALËSI

admin

Shoqata “Jehona e Malësisë” uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shpresë për të gjithë

Gjyla Halili