AKTUALE

Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën e VMRO-së për kontestimin e Ligjit për Gjuhët?!

A do e tërhiqni në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, përcjell TV21. Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë.

“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti./tv21

Banner

Related posts

Donacioni serb prej 800 mijë eurove vazhdon të lulëzojë në Tetovë, Kasami dhe Mickovski inspektojnë punimet

Gjyla Halili

Gashi kryeparlamentar, Kasami kthehet në Tetovë, Taravari dhe Mexhiti ministra

Gjyla Halili

Mehazi: BDI-ja zemërgjerë ua fali gjysmën e deputetëve partive tjera

Gjyla Halili