AKTUALE

Grubi: Me mendje e lutje jemi sot me popullin turk

Turqia dhe jo vetëm është ngritur e tronditur mëngjesin e sotëm pasi një tërmet i fuqishëm 7.8 Rihter ka goditur Turqinë juglindore duke shkaktuar qindra të vdekur dhe mbi 1000 të plagosur.

Si lajm të trishtë këtë e ka cilësuar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili thotë se me mendje e lutje sot të gjithë jemi me popullin turk.
“Lajm i trishtë që në orët e hershme të mëngjesit, për tërmetin e rëndë që goditi qytetin turk Kahramanmaras. Po ndjekim me shumë shqetësim situatën dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë. Me mendje e lutje jemi sot me popullin turk. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet që humbën më të afërmit dhe shpresën për shërim sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Grubi.

Përveç Grubit, për këtë lajm ka reaguar edhe kreu i Bahskimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë dhimbjen e thellë me popullin turk dhe autoritetet atje.

Banner

Related posts

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Gjyla Halili

Ratkoceri: Kandidimi i Taravarit për president i ndihmoi VMRO-së dhe kandidates së tyre, VLEN e dinin që nuk do të kenë sukses…

Gjyla Halili

Fotografia, Taravari-Mickoski/ Syla: Vota ndaj tij tashmë ashiqare është anti- shqiptare, Zoti e marroftë!

Gjyla Halili

Leave a Comment