AKTUALE

“Himni”, Ministrja Janevska e pranon, BDI-ja arsyeja pse e tërhoqëm ligjin!

Si ministre e Arsimit, nuk mund të lejoj të vuajnë pesë ligje të tjera, sepse BDI-së nuk i pëlqen një ligj – të këndohet himni kombëtar”, tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska për “Slloboden Peçat”.

Himni kombëtar nuk do të këndohet në fillim dhe në fund të vitit shkollor dhe në patronazhet e shkollave, për shkak se Qeveria e tërhoqi projektligjin për arsimin e mesëm pasi pati bllokadë ndaj tij.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se nuk heq dorë nga respektimi i simboleve shtetërore dhe se do të kërkojë ende një mënyrë për të funksionuar në një shoqëri multietnike. Nga ana tjetër, VLEN në pushtet, tërheqjen e Projektligjit e vlerësoi si sukses të saj, sikurse edhe BDI-ja.

Janevska njoftoi se ligji do të përmirësohet dhe se po mendohet se si të zgjidhet respektimi i simboleve shtetërore.

“Himni është simbol i shtetit. Si do ta zgjidhim, do të pajtohemi, por ka edhe ligj për simbolet e shtetit, kështu që ndoshta do t’i përkushtohemi edhe atij ligji”, tha Janevska.

Banner

Related posts

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Sarajit dhe Komunës së Rahovecit

Gjyla Halili

Sanksionet shtesë nga Biden, Taravari: Të jenë më të vëmendshëm ata që kanë problem me SHBA-të

Gjyla Halili

Rasti i “Bechtel dhe Enka” ka kaluar në Ministrinë e Brendshme

Gjyla Halili