AKTUALE

Haradinaj në mbledhjen e dy Kuvendeve: Kurti i shërben agjendës së Serbisë dhe Rusisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, edhe në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve: Kosovës dhe Shqipërisë, ka përsëritur se kryeministri Albin Kurti, është “në shërbim të agjendës të Rusisë dhe Serbisë”.

“Unë mendoj që çdo veprim i Kurtit është në përputhje të plotë me agjendën e Serbisë dhe të Rusisë”, tha Haradinaj.

Dora e tij përçarëse ka depërtuar edhe tek bashkëkombësit tanë edhe në Maqedoni e Preshevë, bile e bëri edhe një përpjekje në Shqipëri, por ju nuk e latë”, shtoi.
Për të qenë i sinqertë dhe i hapur me kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, Haradinaj theksoi se “marrëdhëniet me Shqipërinë këto katër vite gati sa nuk e kanë prekur fundin, secili në këtë shkallë e din shkakun”, duke iu referuar Kurtit.

Në fjalën e tij, kreu i AAK-së akuzoi Kurtin edhe për keqqeverisje, duke thënë se “vargu i dështimeve është i gjatë, vështirë është që të gjejmë ndonjë punë të hajrit”.

Duke përmendur faktin se Kosova është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian, ka thënë se për shkak të kryeministrit Kurtit, vendi është në një thes me Korenë e Veriut.

“Për të parën herë në 20 vjet na është sulmuar një pjesë e vendit nga grupet terroriste e të armatosura me arsenal ushtarak”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së potencoi se “hapat e gabuar dhe të pakoordinuar” të Qeverisë së Kosovës, të kryeministrit Kurti, me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA-të për integrimin e serbëve të Veriut, “kanë bërë që Serbia nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të shihet si viktimë e Kosova – thënë më së buti – e papërgjegjshme dhe shtet jo serioz”.

Si pasojë, ish-kryeministri pohoi se Kosova “është vend nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Amerikës”.

“Pra, Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij”, potencoi.

https://fb.watch/wB6kQH7H9U/

Related posts

MARK GJONAJ: ZGJEDHNI MARKO KEPI PËR SENATIN e NYS

Gjyla Halili

BDI: Me shqetësim po përcjellim akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita po i bëjnë Osmanit dhe Xhaferit

Gjyla Halili

Tre firma të interesuara për tenderin për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike

Gjyla Halili