AKTUALE

VLEN: BDI-ja e demaskuar dhe e ekspozuar para syve të popullit shqiptar

Banner

Fronti tashmë i shpartalluar evropian i kryesuar nga partia non grata BDI, i mbushur me persona të listave të zeza, nuk kanë kredilitet të dalin e të flasin më për gjëra që tangojnë shqiptarët. Ata janë të demaskuar dhe të ekspozuar para syve të popullit!

Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi – kjo kopje e keqe e Gruevskit, që fliste me gojën plot UÇK, në sprovën e parë me drejtësinë ia mbathi. Eja përballu, Artan! Shqiptarët nuk e kanë zakon të ikin. Shqiptarët, kur kanë të drejtë, përballen me ballin lart dhe nuk tremben. Mos i baltos shqiptarët, mos i përdor ata si mburojë për krimet e tua!

Koalicioni VLEN ka kohë që paralajmëron se partia non grata BDI është një parti e kapur nga struktura kriminale, të udhëhequra nga Artan Grubi. BDI nuk mund të thirret në mbrojtje të flamurit, gjuhës dhe shqiptarët – pasi tani është parti pa kredibilitet dhe pa fuqi për t’i mbrojtur shqiptarët. Nuk mund të flasësh çdo ditë në mbrojtje të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre, ndërsa në momentin kur ftohesh për të dhënë përgjegjësi t’ia mbathësh.

Artan Grubi, Përparim Bajrami dhe klika e tyre janë fytyra e vërtetë e krimit dhe korrupsionit. Shteti i së drejtës po konsolidohet dhe askush nuk do të shpëtojë nga drejtësia. Zbardhja e plotë e keqpërdorimeve në Lotarinë Shtetërore do të ndodhë. Ata që kanë vjedhur e kanë shkelur ligjin do të japin përgjegjësi.

Koalicioni VLEN është i vendosur të sjellë transparencë, llogaridhënie dhe të mbrojë interesat e qytetarëve. Ne nuk do të ndalemi përballë politikave të manipulimit dhe frikës, sepse e ardhmja e shqiptarëve nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit. VLEN qëndron fuqishëm për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Askush nuk është mbi ligjin!

Banner

Related posts

Poliklinika në Saraj, Veseli: Edhe pas 10 muajve, nuk është në shërbim të plotë të banorëve të Sarajit , Reparti i Pediatrisë nuk funksionon

Gjyla Halili

MPJ rrit kapacitetet e përfaqësive konsullore në Bern, Bon, Berlin dhe Mynih

admin

Agron Dedivanaj:Votën për Malësinë jua kemi borxh fëmijëve tanë

admin