AKTUALE

Grubi: Vendprehjet e Jasharajve janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka qenë sot pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të bërë homazhe në varrezat e familjes atdhetare Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Lidhur me këtë vizitë dhe obligim moral kombëtar, Grubi është shprehur në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook se vendprehjet e Jasharajve janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe bashkëpartiakët Fatonin, Kreshnikun, Jetonin, Arbërin, Bajramin dhe Beratin bëmë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Vendprehjet e tyre janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, janë përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Jasharajt, të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! LAVDI!” – ka shkruar Grubi.

Banner

Related posts

Np “Tetova” çdo të shtunë linjë të re nga Tetova në Kodër të Diellit dhe anasjelltas

Gjyla Halili

Partitë nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

PROTESTA E RADHËS E  STUDENTËVE SHQIPTAR NË SHKUP,  ZËRI I KOHËS DHE I QËNDRESËS KOMBËTARE

Gjyla Halili

Leave a Comment