AKTUALE

Nënshkrim i grantit ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Osllomej 2”

Nën mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot do të nënshkruhet marrëveshja për grant ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe SHA EMV, për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Oslomei 2”, njoftuan nga Ministria.

Në ngjarje fjalime do të kenë ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ambasadori i Bashkimit Evropian Mihail Rokas, përfaqësuesi i BERZH-it Fatih Turkmenogllu, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Llazo Uzunçev, si dhe shefja e sektorit për koordinimin e fondeve të BE-së dhe ndihmave të tjera në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Evgenija Kirkovska.

Me grantin me një vlerë gati pesë milionë euro, të mundësuar nga BERZH-i, fillon realizimi i dy projekteve të rëndësishme që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik të vendit.

Banner

Related posts

Mblidhen dy mijë firma kundër shkarkimit të Meidanit, nismëtari i peticionit për TCH: I kemi dorëzuar në MPEJ, largimi i tij, goditje e rëndë për studentët

Gjyla Halili

U arrestua disa ditë më parë, ish-zyrtares Alda Klosi i sekuestrohen një apartament dhe 1 garazh

admin

Myftiu i Tetovës, prof.dr.Qani Nesimi vizitoi Xhaminë Aarburg

admin