AKTUALE

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Në mëngjes ka kushte për paraqitjen e mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri 17 gradë.

Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të ulet deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë 13 gradë.

Sipas parashikimeve të DPHM-së, deri të premten në mëngjes do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë gjatë ditës shtresa e borës do të ulet. Në mëngjes në male do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës, veçanërisht gjatë fundjavës kur edhe temperaturat ditore do të jenë më të ulëta.

“Valë e re e reshjeve të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta nga bora, do të fillojë nga e premtja në mëngjes kur reshjet në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nga shiu”, njoftoi DPHM-ja.

Related posts

Rina Ajdari në takim me Institutin për Politikë Evropiane: Deputetët me rol kyç në forcimin e debatit publik

Gjyla Halili

Afrim Gashi : Nuk ka arsye të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gjyla Halili

Fronti Europian në Ohër, Osmani: Oponencë e Frontit Europian është shovinizmi që kërkon 61 deputetë

Gjyla Halili