AKTUALE

Ali Ahmeti: Nuk do të takohem me Kurtin, s’ka vullnet nga ana e tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti po qëndron për një vizitë në Republikën e Kosovës.

Ai ka zhvilluar takim me partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) mirëpo jo edhe me kryeministrin, njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Në një deklaratë për Indeksonline, ai ka thënë se para disa muajsh kishte bërë kërkesë për takim me Kurtin.

“Jo, nuk do të kem takim me z.Kurtin. Sigurisht që kam kërkuar para ca muajsh. Në mungesë të vullnetit ose mungesë të mosqenit të tij në Kosovë kur unë kam kërkuar takim… dhe kështu nuk është përsërit kjo kërkesë.

“Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm në Kosovë forcat progresive të jenë ata që ndërtojnë politika e shtetit”, është shprehur Ahmeti.

Banner

Related posts

Osmani: Për formimin e qeverisë nevojitet 61 deputetë, plus shumica e Badenterit

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës propozon që 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Shqipëri dhe në Kosovë

admin

Talat Xhaferi zgjidhet shef i shtabit politik të BDI në Gostivar

Gjyla Halili