AKTUALE

Aggeler: Autoritetet amerikane me vëmendje po ndjekin hetimet dhe arrestimet

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler tha se nuk është e habitur që ish-zv. kryeministri, Artan Grubi gjendet në “listën e zezë amerikane”

“Ky është një argument që sigurt e kam dëgjuar. Unë jam amerikane, dhe shpresoj. Unë besoj në punët pozitive dhe gjithashtu kam shpresë në këtë vend, sepse besoj tek populli i Maqedonisë së Veriut. Besoj në qytetarët e vendit të cilët kërkojnë nga liderët e tyre dhe funksionarët e tyre që të ndërmerren aksione”, tha Aggeler.

Aggeler në “Sloboden Peçat” tha se autoritet amerikane me vëmendje po i ndjekin hetimet dhe arrestimet dhe shpresojnë të japin fryte.

E pyetur nëse është habitur që ka parë emrin e zv. kryeministrit Artan Grubi në “listën e zezë” amerikane, Aggeler u përgjigj se “Jo”.

“Dhe supozimi im është se ndoshta askush në këtë vend, në mesin e qytetarëve, gjyqësorit, mes kujtdo tjetër, nuk do të çuditej të shihte emrin e tij në listë. Një nga gjërat që është vazhdimisht e vërtetë është kur Shtetet e Bashkuara shpallin emërimin e një individi, askush nuk thotë: “Zot, nuk mund ta besoj”. Të gjithë e dinë në këtë vend se kush është i korruptuar. Kjo është diçka për të cilën kemi punuar ngushtë me Uashingtonin. Nuk u befasova aspak”, tha Aggeler.

Related posts

U nda nga jeta profesori Milaim Fejziu

admin

Transporti publik në Shkup sot sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë

Gjyla Halili

Selami një Iftar ndryshe me të rinjtë e KM Shkupi

Gjyla Halili