AKTUALE

Grubi: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D do të kushtojë 1.3 miliardë euro

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë tha në Analiza 24 se sot qeveria përfundimisht ka miratuar përmbajtjen e Marrëveshjes për Korridoret 8 dhe 10D.

– Sot ka pasur një elaborim të gjerë në lidhje me raportin përfundimtar të tyre për elaborimet e tyre dhe nesër është nënshkrimi i kontratave. Do të kërkoja nga gazetarët që të thërrisnin konsulentët për të prezantuar projektin, jo politikanët, por ekspertët. Bëhet fjalë për ndërtimin e 110 kilometrave autostradë. Kjo do të na kushtojë 1.3 miliardë euro, ose 2 milionë euro për kilometër, që është brenda mesatares së ndërtimit të autostradës, sqaroi Grubi.

Banner

Related posts

Sportelet e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup nesër do të punojnë deri në orën 15:30, dita e hënë është ditë jo pune

Gjyla Halili

Ambasada amerikane në Shkup uron në SHQIP ditën e Alfabetit

Gjyla Halili

Buxheti 2025, VMRO-DPMNE: Mjete të parapara për projekte kapitale infrastrukturore, përfshirë edhe korridorin 8 dhe 10 D

Gjyla Halili

Leave a Comment