AKTUALE

Rrugët me emra personalitetesh shqiptarë në Shkup, Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës”

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë nismën e “Levicës” për të kontestuar vendimin për ndryshimin e emrave të disa rrugëve në Shkup, gjatë mandatit të Petre Shilegov.

“Levica” ka kontestuar emërimin e rrugëve me emra të personaliteteve sikurse Adem Demaçi, Ernest Koliqi, Mit`hat Frashëri dhe Sulë Hotla, duke e quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ky vendim i miratuar nga pushteti I atëhershëm lokal LSDM-BDI ishte një masë populiste për të mobilizuar vota zgjedhore nga trupi votues shqiptar dhe në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit për emërimin e rrugëve, urave dhe shesheve. Ligji ofendon ndjenjat kombëtare të popullit maqedonas dhe shkakton ndasi midis bashkësive etnike” – thonë nga “Levica” duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese se me këtë vendim legjitimon procesin e fshirjes së ASNOM-it.

Banner

Related posts

Kandidatët për rektor të Universitetit të Tetovës i prezantuan platformat programore për mandatin 2026–2029

Gjyla Halili

MEPSO shfuqizon marrëveshjen me kompaninë “Energoinvest Sarajevë

Gjyla Halili

Pendarovski: Mickoski ndanë resorët pa fituar zgjedhjet – Davkova bën thirrje për unitet!

Gjyla Halili