AKTUALE

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Shqipëria ka bërë një tjetër hapa para në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. BE ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, i cili përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke i hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Njoftohet se ky takim do të mbahet më 17 dhjetor 2024, në kuadër të presidencës hungareze të BE-së dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: Marrëdhëniet e Jashtme, duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate“, thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE.

Banner

Related posts

Koncert tradicional i Shka ” Jehona e Malësisë”/ Bajram Rexhepi: Kultura është zemra e identitetit të një kombi

Gjyla Halili

Editorial/Fenomeni Ali Ahmeti | Bild.mk

admin

Camaj në Parlament: Ulqini ishte qytet para shumë të tjerëve, territoret historike të Malësisë duhet t’i përkasin Tuzit

Gjyla Halili