AKTUALE

Koncert tradicional i Shka ” Jehona e Malësisë”/ Bajram Rexhepi: Kultura është zemra e identitetit të një kombi

Nënkryetari i Bdi-së, njëherit shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi mbrëmë ka mar pjesë në komcertin tradicional të Shoqërisë Kulturore Artistike ” Jehona e Malësisë” në Tetovë.

“Kultura është zemra e identitetit të një kombi, prandaj është e domosdoshme një mbështetje më e fortë institucionale për ta mbrojtur dhe promovuar atë me dinjitet”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në koncertin tradicional të Shoqërisë Kulturore Artistike „Jehona e Malësisë” – Tetovë.

Një mbrëmje e pasur me valle artistike të përpunuara me mjeshtëri nga të gjitha trevat shqiptare, këngë lirike dhe epike që prekën shpirtin, të shoqëruara nga orkestra profesionale e kësaj shoqërie.

Shpreh mirënjohje të veçantë për kryetaren e kësaj shoqërie Liveta Arsllani, për organizimin e shkëlqyer dhe përkushtimin e saj në ruajtjen e vlerave tona kulturore.

Kultura është zemra e identitetit të një kombi, prandaj është e domosdoshme një mbështetje më e fortë institucionale për ta mbrojtur dhe promovuar atë me dinjitet.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Gjyla Halili

Shoferi që shkaktoi aksidentin e 19-vjeçarit në Shkup ka qenë i droguar

Gjyla Halili

Ali Ahmeti kujton 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

Gjyla Halili